AKTUALITET

Qeveria merr vendimin: Lumi Vjosa shpallet ‘zonë e mbrojtur’


Qeveria shpall zona të mbrojtura lumenjtë e Vjosës dhe të Shalës. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Kurorëzohet me dy vendime të Këshillit të Ministrave një punë shumë e gjatë e Ministrisë së Kulturës për të bërë një rishikim të të gjitha zonave ekzistuese të mbrojtura, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit, ku shpeshherë nuk janë respektuar këto koordinata.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ky proces, pasi ka kaluar në të gjitha institucionet, u përfundua me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse me dy vendime.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Me këtë proces kemi jo vetëm përditësim, por edhe shpallje të zonave të reja, siç është lumi i Vjosës dhe lumi i Shalës, të cilat do të jenë zona të mbrojtura në nivelin park Natyror.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Kemi edhe një lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpeve të Shqipërisë, një riorganizim të disa zonave duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 mijë hektarë, sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura janë 21%”, u shpreh ministrja e Turizmit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button