KRONIKË
I moshuari vetëplagoset me armë gjahu në Lushnjë, ndërron jetë në spital
Një 82 vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Lushnjes pasi ka mbërritur aty me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, shkruan newsbomb.al.
Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se ky shtetas është vetëplagosur aksidentalisht në shtëpi dhe pavarësisht dërgimit në spital për ndihmë mjekësore të specializuar, nuk ka mundur të jetojë.
Policia Lushnjë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.