AKTUALITET
Kremtohet në Katedralen e Shën Palit mesha e shenjtë e Pashkës Katolike
Në Katedralen e Shën Palit ka nisur kremtimi i Pashkëve për besimtarët katolikë. Kjo festë është shumë e rëndësishme për Krishtërimin, pasi shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Kjo meshë është zhvilluar për herë të parë në mesnatë pas 2 vitesh, për shkak të masave kufizuese nga pandemia COVID-19.
Besimtarë të shumtë janë mbledhur ën Katedralen e Shën Palit për të ndjekur meshën që drejtohet nga Arqipeshkvi Arjan dodaj.