I vendosur para Konsullatës shqiptare/ Komandanti i ushtrisë ukrainase: Së shpejti do të fitojmë
Lufta Rusi-Ukrainë është në ditën e 54 të ofensivës së ashpër, ndërsa komandanti i Forcave të Mbrojtjes Serhiy Nayev, ka bërë një thirrje të fortë duke përçuar një mesazh të ndjerë.
I vendosur pranë Konsullatës shqiptare të Nderit në Kharkiv, Nayev thotë se së shpejti kjo periudhë e errët për ukrainasit do të përfundojë.
Duke treguar gjendjen e mjerueshme në Ukrainë nga sulmet ruse, videoja shfaq Konsullatën shqiptare, zyrën dhe dyqanin që janë totalisht të shkatërruar në “Akademik Proskura 1”.
Komandanti i Forcave të Mbrojtjes Serhiy Nayev
Nuk mund ta imagjinoja kurrë se kjo mund të na ndodhte në shekullin e 21-të, kur njerëzit po eksplorojnë Marsin. Por jam i sigurt se së shpejti do të fitojmë dhe rivendosim gjithçka, dhe do të kemi një vend të begatë dhe një qytet të rehatshëm për të jetuar!
Konsullata e nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkivit në Ukrainë është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse, në fillim të marsit.
Konsullata e nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkivit në Ukrainë është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse, në fillim të marsit.