LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në rrugën Fier – Seman, humb jetën 22-vjeçarja. (Foto)
Diten e djeshme eshte ndare nga jeta si pasoje e nje aksidenti, 22 vieçarja Ergesa Ibrushi banuese ne Darëzeze te Fierit. Lajmin per ndarjen nga jeta te Ergesës e ka bere me dije Shkolla Petro Sota ne Fier ku vajza e re ka qene nxenese.
Aksidenti ka ndodhur ne daten 5 Maj ne rrugen Fier – Seman, ku ne fshatin Fermë Çlirim automjeti tip Seat me targe AB 987 DM me drejtuese shtetasen S.T 22-vjeçe banuese ne Fier, nga shpejtesia e tepert ka dale nga rruga dhe eshte perplasur me borduren e nje karburanti.
Si pasoje jane demtuar drejtuesja e mjetit S.T si edhe pasagjerja Ergesa Ibrushi e cila ka ndrruar jete diten e djeshme.
Sipas informacioneve te mara nga Policia e Fierit shtetasja S.T eshte arrestuar menjeher pas aksidentit per vepren penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.