BOTAKRONIKË

Me dy ferma kanabisi, dënohen me burg kushërinjtë shqiptarë në Britani


34-vjeçari Fatmir Kurmekaj dhe 36-vjeçari Fatjon Kurmekaj

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dy kushërinj shqiptarë janë arrestuar nga polica britanike pasi kanë pranuar se merreshin me prodhim kanabisi në Plymouth të Anglisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

34-vjeçari Fatmir Kurmekaj dhe 36-vjeçari Fatjon Kurmekaj u paraqitën sot në Gjykatën e Plymouth Crown dhe u dënuan për disa vepra penale përveç kultivimit të kanabisit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjyaktësi Robert Linford tha se ata u ndaluan nga policia në autostardën A38 dhe po shkonin drejt Plymouth më 26 gusht 2021. Ai shton se dy shqiptarët ishin “të paqartë dhe evazivë”, dhe nuk kishin idenë se ku po shkonin dhe çfarë po bënin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Oficerët gjetën gjatë kontrollit në makinë gjetën grupe çelësash, me të cilat pas hetimit nga Ekipi i Policisë Proaktive në Plymouth, u zbuluan dy prona në atë qytet të cilat ishin shndërruar në ferma të kultivimit të kanabisit.

Gjatë kontrollit në dy prej pronave ku kultivohej kanabisi, u gjetën edhe dy persona të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ata u identifikuan si shtetasit Teslim Mahmutag, i gjetur në pronën e shqiptarëve në Kinglsley Road, i cili u burgos shtatë muaj më vonë në Truro Crown Court. Ndërsa shqiptari tjetër Adrian Kurmeka, u dënua me 30 muaj burg.

Gjatë një seanse të mëparshmë, prokuroi informoi Gjyaktën se pjesët e një dyshemeje dhe tavani midis dy banesave u çmontuan për të lejuar hapësirën që e gjithë shtëpia të përdorej për rritjen e kanabisit, dhe me një shkallë që lidhte të dyja shtëpitë.

Gjykatësi i kujtoi kushurinjve Kurmekaj se vlerësimet e policisë pretendonin se këto shitja e mallit mund të sillte fitime në dhjetëra mijëra paund.

Kontaktet telefonik të hetuara nga polica zbuluan se dyshja e shqiptarëve kishin qenë në kontakt me njëri tjetrin dhe me persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

“Thuhet se ka pasur dikush tjetër shumë më të përfshirë se ju të dy dhe oficeri në çështje ka dhënë prova që identifikon se kishte një person misterioz në posedim të një telefoni celular që kishte kontakte të rënda me ju dhe të tjerët. të përfshirë në këtë ndërmarrje”, shtoi gjykatësi.

Ai tha se ky ishte një “operacion” tregtar” që kishte qëllim prodhimin e një sasie industriale kanabisi dhe se dyshja kishin “funksion operacional ose menaxhues brenda një zinxhiri”. Ai vuri në dukje se të dhënat e telefonave të sekuestruar, treguan se nëpermjet tyre u kryente shitblerja e kanabisit.

Gjyqtari bëri me dije se Fatmir Kurmekaj nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, ndërsja Fatjon Kurmekaj kishte një dënim për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen në vitin 2015 për të cilin u dënua me 30 muaj burg, si dhe një dënim për posedim kanabisi me qëllim po shperndarjen e tij, për të cilin u denua me 16 muaj burg në 2017.

Fatjoni u shpall fajtor, por për shkak të pranimit të fajit ai përfitoi 25% ulje të dënimit.

36-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për në Britaninë e Madhe me qëllim për të kërkuar punë, por ai mori pjesë më vonë në akte kriminale.

Ndërsa për Fatmir Kurmekajn, gjyqtari tha se edhe pse nuk kishte shkelje të mëparshme, ai tregoi një “mungesë të përgjithshme pendimi” për përfshirjen e tij. Gjyqtari tha më pas se 34-vjeçari kishte leje qëndrimi në vend.

Më pas, duke marrë parasysh veprat penale dhe faktorët lehtësues të tyre, Gjykatësi dha dënime me 45 muaj burgim për secilin. Ai tha se do të shërbenin gjysmën e dënimit pëpara se të kenë mundësinë e lirimit me kusht. Gjykatësi shtoi se Fatmir Kurmekaj nuk do të përballej me një dënim të veçantë për drejtimin e automjetit në mënyrë ilegale, por do t’i nënshtrohej testit të shoferit.

Related Articles

Back to top button