KRONIKË

“Nuk e ka marrë mandatin, nëse dënohet…”, Hoxha e zbulon: Beleri kishte 2 telefona kur u arrestua, brenda tyre ka “thesare”


Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka zbuluar detaje në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit opozitar “BF” në Himarë, Fredi Beleri.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Hoxha u shpreh se gjatë arrestimit të Belerit, këtij të fundit i janë kapur 2 celularë dhe se një nga motivet se pse ai është vizituar nga diplomatët grekë në qeli kanë qenë pikërisht telefonat e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Hoxhës nëse këto pajisje do kontrollohen do kemi një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ndërsa i  cilësoi përmbajtjet e tyre si “thesare”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sakaq, ai tregoi atë që do ndodhë me mandatin e Belerit si kryebashkiak i Himarës, duke thënë se ai nuk e ka bërë betimin dhe mund të ndodhë që Këshilli i Ministrave të kërkojë zgjedhje të reja në këtë bashki.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button