KRONIKË
Ekzekutimi i Arian Gosës/ Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit pas vetëdorëzimit: Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava!
Pasi u vetëdorëzua, Habib Rexha ka dëshmuar në polici se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.
“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai.
Rexha ka deklaruar se i ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletë Arjan Gosën.
Më pas Rexha rrëfen se i ka kërkuar mikut të tij që të largohen dhe miku i tij e ka lënë diku në dalje të Kavajës. Dyshohet se autori ka qëndruar në Kukës këto 2 ditë.