SHËNDETI

Si të luftoni celulitin, trajtimi natyral në kishte shtëpie që ju vjen në ndihmë


Celuliti është një problem që prek thuajse të gjithë njerëzit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nuk ka më rëndësi gjinia apo mosha, celuliti ka filluar të shfaqet tek kushdo dhe puna për ta larguar është e madhe.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ekspertët thonë se 80-90% e grave vuajnë nga celuliti në një pjesë të trupit të tyre. Ajo që e shkakton këtë gjendje të lëkurës është jetesa e përditshme, ushqimi, mosha, gjenetika, rrobat e ngushta e ndonjëherë edhe ndryshimet hormonale në trup.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Megjithëse mund të duket i padëmshëm dhe të trajtohet vetëm si një problem estetik, dhjami i mbledhur në pjesën afër sipërfaqes së lëkurës shkakton probleme me qarkullimin e gjakut, ndalon prodhimin e kolagjenit dhe qarkullimin e lëngjeve në trup.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Për ta evituar gjithë çfarë shpjeguam më sipër e mbi të gjitha lëkurën e mbledhur në këmbë, krahë apo bark si fillim duhet të praktikoni një jetesë të shëndetshme.

Mundohuni të hidratoheni sa më shumë, të konsumoni shumë ujë, perime, fruta dhe të ushtroheni nga pak çdo ditë ose disa herë në javë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Krahas këtyre mënyrave celulitin mund ta largoni edhe me një trajtim natyral që të gjithë e keni në shtëpi.

AgroWeb ju këshillon ta përgatisni sipas shpjegimeve mëposhtë dhe ta aplikoni mbi lëkurë disa herë në javë.

Ju duhen: 2 filxhanë llum kafeje; Gjysmë filxhani vaj ulliri ose kokosi; 1 filxhan sheqer kaf; Vajra esencialë kanelle apo vanilje sipas dëshirës.

Si ta përgatisni

Për të përgatitur trajtimin tuaj merrni një enë të thellë dhe përzieni të gjithë përbërësit bashkë, derisa të formohet një masë homogjene.

Pasi të keni mbaruar dushin, merrni në duar pak nga kjo masë dhe fërkoni pjesën e mbuluar nga celuliti.

Bëjeni këtë në mënyrë të vazhdueshme me lëvizje rrethore derisa të shikoni që lëkura po skuqet.

Në këtë mënyrë gjaku po qarkullon lirisht në trup dhe celuliti po shkrihet.

Kafja do të ndihmojë në qarkullimin e mirë të gjakut, sheqeri pastron thellësisht lëkurën e ndërsa vajrat sigurojnë hidratim dhe butësi që zgjat.

Bëni kujdes që të mos e dëmtoni lëkurën gjatë këtij procesi duke e fërkuar më shumë se duhet.Bëjeni këtë proces të paktën dy herë në javë ose sa herë sa laheni në zonat problematike për ju. Masën e krijuar për këtë trajtim mund ta ruani të mbyllur deri në një vit në frigorifer.

Kështu me disa lëvizje dhe përbërës të thjeshtë do të mund të largoni një problem që siç përmendëm prek shumë njerëz e veçanërisht gra./AgroWeb.org

Related Articles

Back to top button