KRONIKË

Artan Hoxha zbulon “gafën” e Prokurorisë për rastin Beleri: Janë trembur nga diplomatët grekë, kanë dhënë emrat e skuadrës operacionale


Gazteari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e sotme se hetuesit dhe përfaqësuesit e akuzës shqiptare kanë bërë një gafë të rëndë në rastin e arrestimit të Fredi Belerit. Sipas tij, të trembur nga diplomatët grekë, ata kanë dhënë emrat e skuadrës operacionale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha ka vijuar më tej kur është shprehur se këto emra që duhet të mbeten sekret sepse efektivëve të Operacionales u rrezikohet jeta, kanë përfunduar dhe në mediat greke.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di çfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Si mund t’ia japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jashtëm, ministri mbrojtjes, janë ngritur në këmbë nga Uashingtoni në Bruksel. I bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjykata.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në rastin konkret kush ja ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por  nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet. Si mund të dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta”, është shprehur gazetari Artan Hoxha.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button