KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ U arrestua për lidhje me grupin e prodhimit të narkotikëve në Frakull, Fier. GJKKO liron nga burgu Kid Koshenën, caktohet masa “Detyrim paraqitje
GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për klientin e tij Kid Koshena i arrestuar në kuadër të operacionit për laboratorin e drogës në Fier.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO arsyeton se pasi nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton të jetë i përfshirë në këtë grup kriminal.
Vendimi zëvendëson masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”.
Koshena, 28 vjeç, rezulton i dënuar më parë për plagosje të rëndë.