Detaje të reja/ “Zbërthehet” ekonomistja Milena Deraj: Bashkëpunova me ish prokurorin Arjan Ndoj për t’i kërkuar 340.000 euro familjes Verracaku
Ekonomistja Milena Deraj e cila u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet se ka mashtruar familjen Ferracaku duke i kërkuar shumën 340 mijë euro në dëshminë e saj tregon se ka bashkëpunaur me ish prokurorin Arjan Ndoj.
Burime për mediat bëjnë me dije se Deraj i kishte thënë familjes Verracaku se do të bisedonte me një avokat por pa përmendur emrin dhe do t’i kthente përgjigje. Rreth një javë më vonë është takuar me Arjan Ndojin në një lokal te Liqeni ku i ka treguar problemin që kishte familja Verracaku.
Ndoj i kishte thënë se do e shihte personalisht dhe do i kthente përgjigje të saktë. Një muaj më vonë, Arjani i kishte thënë se e ka studiuar dosjen edhe është e pamundur që të mos dënohet me provat që disponohen por e mund të kërkonin gjykim të shkurtuar për të shmangur dënimin e përjetshëm. Kjo do të ndodhte vetëm në pranonte Gjykata dhe për të bërë këtë, ekonomistje i kishte thënë Arjan Ndojës se do t’i kërkonte 340 mijë euro Abedin Verracakut dhe më pas do i kthente përgjigje.
Më pas kishte shkuar te Ferracaku duke i thënë se avokati kërkonte 340 mijë euro për ta kaluar çështjen në gjykim të kushtuar dhe do t’ i kushtonte 6 muaj kohë. Ndërkohë, deri më tani nuk është gjetur asnjë indicie që të tregojë se deklaratat e saj kanë bazë të vërtetë.
Gjykata vendosi sot masën “arrest me burg” për ekonomisten Milena Derajt, pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash familjes Verracaku, me pretendimin se do i ndihmone në një proces gjyqësor. Deraj, mashtroi shtetasit Abedin, Hasan dhe Shyqyri Verracaku duke iu marrë shumën 340 mijë euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që këta shtetas kishin lidhur me masakrën e Velipojës, të ndodhur në qershor të 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.
Mësohet se ka qenë vetë Deraj e cila është paraqitur në Polici ku dhe ka denoncuar Verracakët me pretendimin se e kanë kërcënuar dhe kanosur. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese. Në kuadër të operacionit ‘Last Fraud’, janë shpallur në kërkim shtetasit Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Fasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave.
Por, familja Verracuku nuk janë të vetmit që kanë rënë “pre e grackës” së Derajt pasi 30-vjeçarja ka mashtruar edhe një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro, në këmbin të bonove të thesarit. Kur ajo kuptoi se ishte mashtruar, atëhere u paraqit në Polici ku dhe denoncoi rastin.