KRONIKË

Përplasen keq dy mjete në Lushnje, plagosen mësuesja dhe taksisti. Ndërhyn zjarrfikësja për t’i nxjerrë nga mjeti

Një aksident me dy të lënduar është shënuar mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnjes.

Dy mjete janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkolle. Dy mjetet kanë perfunduar në trotuar nga përplasja dhe fatmirësisht nuk ka pasur këmbësorë.

Reklama në FieriWeb - “”

Nga përplasja e mjeteve toyota ku udhetonte nje mesuese dhe mjetit tip audi që drejtohej nga një taksist kanë mbetur të lënduar të dy shoferët.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses, policisë si dhe te ambulancës janë nxjerrë nga mjeti të dëmtuarit dhe janë dërguar në spital.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë kryqëzim ndodhin herë pas here aksidente, pasi për të shmangur 1 km rrugë drejtuesit rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Njoftim i DVP Fier:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në vendin e quajtur “Rruga e palmave”, Lushnjë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin D. T. është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G.

Reklama në FieriWeb

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. G. dhe pasagjerja e automjetit tip “Toyota”, shtetasja J. B., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"


Related Articles

Back to top button