RAJONI
Prej katër ditësh asnjë gjurmë, zhduket 27-vjeçari shqiptar në Kretë (EMRI)
Një 27-vjeçar shqiptar është zhdukur në ishullin e Kretës, Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se 27-vjeçari Xhulio Hoxha rezulton i zhdukur prej katër ditësh dhe familjarët e tij kanë ngritur alarmin në policinë greke.
Gjurmët e 27-vjeçarit kanë humbur në Vryses Apokoronou, ku ndodhet shtëpia e tij.
27-vjeçari ka sy blu-jeshile, është 1.70 m i gjatë dhe i hollë. Ditën që u zhduk, kishte veshur xhinse, një xhup blu të errët me kapuç dhe atlete kafe.