RAJONI

Albin Kurti flet për CNN: Nuk e dorëzoj Republikën e Kosovës para një milicie fashiste!


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbrëmjen e kësaj të marte për median prestigjoze amerikane CNN, duke theksuar se Republikën demokratike që është ndërtuar në vend nuk do ta dorëzojë te milicia fashiste serbe.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët?”, ishte pyetja retorike që ai i bëri gazetares.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike para një milicie fashiste”, i tha ai gazetares Isa Soares. Kryeministri i Kosovës tha se bandat e dhunshme që sulmuan Policinë, KFOR-in dhe gazetarët, dirigjohen nga Serbia.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Ne kemi shumë video dhe foto që shfaqin milicinë serbe duke qenë pjesë e bandave të dhunshme. Disa nga ta vijnë nga Kosova, por disa edhe nga Serbia. Serbia fqinje është autokraci pro-ruse. Ata kanë urdhëruar këtë të ashtuquajtur xhandarmëri, për të shkaktuar trazira në Kosovë”, vijoi Kurti.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë intervistës, Albin Kurti ka theksuar se në Kosovë ka duisa minoritete nga të cilat serbët përbëjnë vetëm 4% të popullsisë dhe nuk mund të privilegjohen.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Kemi një komunitet serb në Kosovë, që është 4% e popullsisë. Ne duam të jetojmë në një shoqëri multikulturore, por s’duam të kemi një minoritet të privilegjuar, sepse Beogradi do kompenzim për bombardimin nga NATO-ja në kohën e Millshoeviçit.”

Related Articles

Back to top button