KRONIKË
U mbyt dje në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit
Është gjetur ditën e sotme trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt dje në ujërat e lumit Mat.
I riu kishte dalë për peshkim me dy miqtë e tij dhe në një moment ai është futur për tu larë dhe më pas e ka marrë rrjedha.
Ngjarja e rëndë u regjistuar në vendin e quajtur “Ura e Zogut”. Pas disa orë kërkimesh trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm.