EMRI/ Planifikuan atentatin në Berat, arrestohet një prej autorëve, në kërkim dy të tjerët
Arrestohet njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat e policisë ka rënë 30-vjeçari nga Korça Arli Shehu.
Ai së bashku me dy shtetasit e tjerë: Hamit Berisha, 55-vjeç ,nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç, nga Tirana kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë.
Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët e shpallur në kërkim, duke përfituar nga errësira u larguan drejt zonave të pyllëzuara.
Por të gjendur nën presionin e policisë ata kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë. Nga kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e Gorës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.