KRONIKË

DETAJE/ Tenderi 2 milion euro, SPAK urdhëron arrestimin e dy zyrtareve për korrupsion. Si e paralajmëroi Rama

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK brenda Ministrisë së Shëndetësisë. Bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron është  arrestuar dhe Laura Shteto, specialiste te Bashkëqeverisja.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit për një tender 2 milion euro.

Reklama në FieriWeb - “”

Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi falenderues në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit.

Pa përmendur emër, Rama tha se si mund të ndodhë që një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla,”  tha Rama.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button