RAJONI

Ambulanca nuk mbërriti në kohë, vdes tragjikisht 19-vjeçarja 9 muajshe shtatzënë


Vdekja e një 19-vjeçareje shtatzënë në Greqi ka shokuar opinionin publik. E reja, e cila u dërgua në qendrën shëndetësore të Nea Makrit me ambulancë, u konstatua e vdekur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E reja, 9 muajshe shtatzënë, është ankuar nga mëngjesi i së martës tek bashkëshorti dhe të afërmit e saj për dhimbje të forta barku.Unmute

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Duke qenë se çifti nuk kishte makinë, në orën 8.30 të mëngjesit kanë telefonuar një ambulancë për ta dërguar në spital.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas të afërmve të saj, ambulanca ka mbërritur rreth orës 1 të pasdites dhe e ka dërguar në qendrën shëndetësore Nea Makri, ku është zbuluar ngjarja tragjike, ndërsa as foshnja e saj nuk ka shpëtuar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas mediave greke, të afërmit e saj thonë se 19-vjeçarja është larguar e gjallë nga shtëpia.

Qendra shëndetësore e Nea Makris pretendon se vajza ishte tashmë e vdekur kur mbërriti. Ambulanca e mori në orën 13:38 me mjekët duke e intubuar rrugës për në qendrën shëndetësore, por pa sukses.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pritet të zbardhet shkaku i saktë i vdekjes së saj.

Sipas ANT1, është urdhëruar një kontroll administrativ i detajuar për gjoja vonesën e mbërritjes së autoambulancës së EKAV.

Related Articles

Back to top button