KRONIKË
E rëndë në Durrës, vdes në hotel turistja polake
Një turiste ka humbur jetën për shkak se ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i një hoteli në qytetin e Durrësit.
Turistja 55-vjeçare ka qenë duke pushuar në Hotel Royal në zonën e plazhit.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me kushtet e sigurisë në këtë hotel dhe rrethanat e ngjarjes me fund tragjik.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.