Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Kushi: Kalueshmëria 98.38%
Rezultatet e notave të maturantëve për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë janë publikuar ditën e sotme.
Nëpërmjet një statusi në Facebook ministrja e Arsimit Evis Kushi bën me dije se kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
Bëhet me dije se provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë e kanë kryer në total 27180 maturantë. 444 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur.
STATUSI:
Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.
Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje