MOTITË NDRYSHME

Plane për plazh, ja si pritet të jetë moti në fundjavë


Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veriore duke gjeneruar shira të izoluara në ekstremin Verior si edhe në Verilidje të territorit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Republika e Kosovës

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore Afrikane ndonëse në periferi; republika e Kosovës duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e kosovës por pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri. Gjatë natës në shumë zona të Kosovës do të këtë edhe shkarkesa elektrike.

Maqedonia e Veriut

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Kjo situate e vranësirave do të na shoqërojë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 33 gradë C./MeteoAlb

Related Articles

Back to top button