LIFESTYLE & SHOWBIZ

Habit këngëtarja shqiptare: Unë e di kush e zhduku Ervis Martinajn


Ende nuk ka asnjë gjurmë nga ‘mbreti’ i lojërave të fatit , Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të vitit të kaluar. Së fundmi, ka qenë këngëtarja shqiptare Fjolla Morina e cila ka bërë disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ku pretendon se është në dijeni se cili është personi që fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinajt.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fjolla pretendon se një person me ininciale D.K, nga Shijaku. Ky postim i Fjollës rikthen edhe nëjherë në vëmendje zhdukjen e Ervis Martinajt dhe nga shumë pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me të.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ky është personi që bashkë me këlyshët e Ramushit, e dinë se ku e kanë çuar Ervis Martinajn dhe ca i kanë bërë. Edhe mua ca më kanë bërë deri më sot. Këta i dua në burg”, shkruan Fjolla.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Madje, Fjolla në postimet e saj ka hedhur edhe një foto nga një videoklip muzikor i saj, ndërsa shkruan se në dorë mban një orë të Ervis Martinajt.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua dhe fëmijën tim çfarë duan të bëjnë”, shprehet këngëtarja.

Theksojmë se nuk dihet nëse këto deklarata të Morinës janë të vërteta apo thjesht aludime. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button