KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ Vrau ish dhëndrin, Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, 30 vite burg për vajzën e tij
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, i cili vrau ish dhëndrin e tij Kudret Saliaj. Ndërkohë ish bashkëshortja e viktimës, që ndihmoi babain në krim, u dënua me 30 vite burg.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që kërkonte burg përjetë për Picarin ndërsa për Dhurata Saliajn kërkonte 35 vite.
Vrasja e Saliajt ndodhi në dyert e Gjykatës Civile të Tiranë në vitin 2021, ndërsa si autor u akuzua ish vjehrri i tij Mexhit Picari, teksa e bija akuzohet Dhurata akuzohet për bashkëpunim.
Kudreti ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, që solli edhe ngjarjen e rëndë. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit.