Një incident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Larisës në Greqi. Sipas informacioneve të para të onlarissa.gr, gjithçka nisi kur policia mori sinjalin se një makinë e vjedhur me një pasagjer, po lëvizte në autostradën Athinë-Selanik, duke u nisur drejt kryeqytetit.
pasi policia ka nisur ta ndjekë, shoferi nuk ka ndaluar, duke kaluar Larisën. Pas Larisës ai u largua sërish nga autostrada, duke zgjedhur rrugë dytësore, ndërsa policia vijonte ndjekjen e tij.
pas disa orësh ndjekje si në filma, shoferi ka braktisur mjetin pasi është përplasur me një mur dhe më pas ka tentuar të arratiset në këmbë. Më vonë, në rrethana ende të paqarta, një oficer policie dyshohet se e ka qëlluar dhe e ka plagosur për vdekje.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një të huaj 20-vjeçar me origjinë siriane. Sakaq pritet që në orët në vijim policia të dalë në një njoftim më të zgjeruar.