Aksident tragjik, humb jetën futbollisti shqiptar në Barcelonë (EMRI)
Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë.
Bëhet fjalë për të riun Klaudio Mirashi, i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Class A, kur u përplas me një kamion, teksa një copë metalike, iu shkëput kamionit, e cila ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu.
Një histori horror vjen nga Barcelona, aty ku Klaudio Mirashi, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare që jetonte në Villorba të Treviso-s, humbi jetën në rrethana gati të paimagjinueshme.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ai udhëtonte me makinë kur një copë llamarinë u shkëput nga një kamion duke e prerë në fyt. I riu po udhëtonte drejt aeroportit dhe kamioni ishte para tij, kur u shkëput pjesa metalike prej 25 centimetrash që çau mjetin e tij dhe e goditi me forcë. 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, kur për disa ditë qëndroi në koma e më pas ndërroi jetë.