BOTAKRONIKË

E rëndë, turistja 18-vjeçare p*rdhunohet pas një mbrëmjeje, autori i paidentifikuar


Në Como, një turiste austriake vetëm 18-vjeç raportoi se ishte përdhunuar natën mes të dielës dhe të hënës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E reja, e cila pas përdhunimit i kërkoi ndihmë një shoku dhe u dërgua në spital, tha se takoi një burrë gjatë një mbrëmjeje në zonën e klubit të Piazza De Gasperi, pranë teleferikut Como-Brunate. Teksa kishin qëndruar vetëm, burri më pas do të abuzonte me të renë. Policia po punon për të gjetur identitetin e personit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Zona e Piazza De Gasperi ndodhet pranë teleferikut që lidh Comon me Brunate dhe është një zonë e njohur për praninë e bareve dhe restoranteve dhe është ndër më të ngarkuarat në qytet, veçanërisht gjatë verës. 18-vjeçarja, e cila po kalon pushimet me një mikeshë, kishte qëndruar në zonë deri në orët e vona të natës, pasi klubet u mbyllën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Policia e cila ka mbledhur dëshminë e të resë ka nisur hetimet për kapjen e personit përgjegjës. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë aktive në zonë për të kërkuar ndonjë imazh të dobishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button