KRONIKËRAJONI

Aksidenti tragjik me 5 shqiptarë të vdekur në Greqi/ Zbulohen detaje të reja, viktimat nga 16 deri 55 vjeç, ishin punonjës sezonalë


Detaje të reja për aksidentm tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Greqi, ku mbetën të vdekur pesë shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bëhet me dije se personat të cilët ndërruan jetë në aksidentin tragjik ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës.
Mjeti me të cilin viktimat po udhëtonin ishte me targa shqiptare (AA989MU) dhe ende nuk është bërë identifikimi i viktimave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por sipas autoriteteve grek viktimat janë të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç, ndërsa viktima i pestë nuk është identifikuar ende

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme, teksa makina me të cilën shtetasit shqiptarë po udhëtonin është përplasur me një kamion.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Ndërkohë drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për nxjerrjen e trupave të pajetë nga makina është dashur ndihma e zjarrfikësve.

Related Articles

Back to top button