GREQI- Një aksident rrugor ka ndodhur më mëngjes në Greqi, në kilometrin e 49-të Kalamata Areopolis në lartësinë e Neochorios Lefktro.
Viktima ishte drejtuesi i motoçikletës një shqiptar 36 vjeç, banues në Platsa.
Sipas mediave greke, rreth orës 2 të mëngjesit, drejtuesi i mjetit në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin duke u përmbysur në krahun e majtë të rrugës teksa po shkonte drejt Agios Nikolaos.
Policia e Manit Perëndimor në Greqi po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes.