KRONIKË

Vdekja e Xhoit në spital, denoncimi i fortë i gazetarit kenian: Infermierja nuk i vendosi oksigjen


News24 sjell detaje të reja tronditëse nga vdekja e vajzës nga Keania, Xhoi Ayoko. Ndër to, një gazetar nga Kenia tha për News24 se pas mbërritjes së Xhoit në spitalin e Kenias, nuk i është vendosur oksigjen ditën që ndërroi jetë. për këtë akuzë thotë se ka edhe pamje filmike, që i disponon nëna e saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pjesë nga dokumentari:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Po në Kenia, çfarë ndodhi me Xhoi dhe ose nëna e saj vendosi të largohej nga Shqipëria? Misterioze mbetet edhe vdekja e Xhoit në Kenia, shumë hije dyshimi dhe paqartësi ka se çfarë ndodhi në spitalin Keniata, aty ku Xhoi më 13 shkurt frymoi për herë të fundit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gazetari kenian Maurice Ndole i medias “Africanavoice” e ka ndjekur dhe ka investiguar nga afër çështjen e Xhoit. Ai shprehet se nëna e Xhoit Ruth Abongo u largua nga Shqipëria sepse kishte frikë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Kthimi në Kenia dhe udhëtimi ishte shumë keq për Xhoin. Ata nuk kishin opsione të tjera më të mira. Kenia ishte një spital më i mirë, por një kulturë e rrezikshme korrupsioni. Ata kishin frikë nga diçka. Ruth kishte frikë nga diçka.”, shprehet gazetari kenian.

Gazetari kenian Maurice Ndole jep fakte tronditëse se çfarë ka ndodhur me vdekjen e Xhoit në spitalin në Kenia dhe se këta të fundit refuzojnë të japin informacion.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Spitali refuzoi të jepte informacion për vdekjen e Xhoit. Ata thanë se mund t’i jepet vetëm familjes. Kam dëgjuar se infermierja refuzoi t’i jepte oksigjen Xhoit gjatë fundjavës, sepse mjeku nuk e kishte urdhëruar. Nëna e saj u lut t’i vendosnin oksigjenin Xhoit, por infermierja nuk pranoi. Nëna e Xhoit mund ta konfirmojë këtë. Por ajo nuk flet. E cila është e kuptueshme, ajo humbi vajzën e saj.”, shprehet gazetari kenian.

Ekziston edhe një video e momenteve të fundit të jetës së Xhoit, ku asaj nuk i vendosin oksigjenin në spital, video të cilën e disponon nëna e Xhoit, por kur e pyesim ajo refuzon të përgjigjet.

“Kam dëgjuar se ka një video të Xhoit në fund të jetës së saj, ku spitali refuzoi t’i jepnin oksigjen. Kam dëgjuar që Ruth e ka marrë atë video. Por ajo refuzon ta ndajë atë video sepse ka frikë nga diçka.”, shprehet gazetari kenian.

“Ka njerëz që e kanë atë video. Është postuar në Facebook dhe është hequr. Shqetësimi im është se qeveria keniane dëshiron të përfundojë me të. Kam dëgjuar se është postuar shkurtimisht në Facebook.”, shprehet gazetari kenian.

Sipas gazetarit kenian qeveria e kenias është e korruptuar dhe spitali nuk u kujdes siç duhet për Xhoin dhe është e paqartë dhe e pakuptimtë nëse infermierja ishte e paaftë apo kishte ndjekur urdhra.

“Spitali kenian nuk u kujdes siç duhet për të. Ajo pothuajse u mbyt për vdekje. Unë nuk e kam atë video. Ka edhe çështje parash. Shumë delikate.”, shprehet gazetari kenian.

“Qeveria e kenias është shumë e korruptuar. Duhet të jeni të kujdesshëm përndryshe mund t’i shkaktojnë probleme.  Pra, dinamika është shumë e ndërlikuar për t’u kuptuar. Nga sa më kanë thënë Ruth ishte shumë e mërzitur. Ajo iu lut që t’i jepnin oksigjen dhe infermierja nuk pranoi sepse mjeku nuk ishte aty për ta miratuar. Pra, është e paqartë nëse infermierja ishte thjesht një idiote apo kishte ndjekur urdhrat.”, shprehet gazetari kenian.

Siç nisi në Shqipëri plot me mister, kështu u mbyll edhe në Kenia historia e Xhoit. 11 muaj nga ngjarja dhe ende drejtësia nuk ka folur. Fjalët e nënës së Xhoit janë prekëse dhe tregojnë se ajo po vritet dalëngadalë nga drejtësia shqiptare për padrejtësinë që po i bëhet asaj dhe Xhoit.

“Drejtësia për Xhoin do të më japë një kuptim të ri për jetën, nëse jo do të vdes dhe do të takoj vajzën time.”, shprehet nëna.

Related Articles

Back to top button