KRONIKË
Zona e pyllëzuar në Peshtan të Fierit prej 3 ditësh në flakë, helikopteri u vjen në ndihmë zjarrfikësve
Prej tre ditësh situata e zjarreve në Fier vijon të mbetet problematike.
Në ndihmë të forcave zjarrefikëse të Fierit për të shuar flakët që kanë përfshirë zonën e pyllëzuar në Peshtan, ka mbërritur helikopteri Cougar.
Ndërkohë mesditën e sotme zjarri thuajse ka dalë jashtë kontrollit duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të zjarrfikësve.