Prej 3 ditësh zjarri në kodrat e Peshtanit, Subashi ndjek nga afër situatën
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi bashkë me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla si edhe drejtues të Drejtorisë së Policisë vendore ndodhen në Peshtan të Fierit, për të ndjekur nga afër situatën e zjarreve.
Prej tre ditësh zona e Peshtanit është përfshirë nga zjarri, flakët kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë më pisha, dushk, shkurre si edhe ullishte.
Gjatë ditës së sotme ka pasur ndërhyrje dhe me helikopterë, por vatrat e zjarrit nuk janë ende nën kontroll.
Postimi i Kryebashkiakut Subashi:
“Bashkë me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla e drejtues të tjerë, pamë nga afër situatën në zonën e Peshtanit, aty ku flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme deri më tani.
Do të vazhdojmë të mbajmë nën monitorim situatën, për të shmangur cdo përkeqësim të mundshëm.
Faleminderit forcave zjarrfikëse që vazhdojnë të luftojnë me flakët.