KRONIKË

Prokurorja me ‘flamuj të kuq’ përballet sot me Vetingun, familja Shefa nga Lushnja, proteston në dyert e KPK-së, kërkohet shkarkimi i saj


Familjarët e Sefedin Shefës nga Lushnja, i cili është zvarritur me radhë në dyert e Gjykatave për pronën e tij, kanë protestuar sot në ambientet e KPK-së, ku prokurorja Merita Selimi do të përballet me Vetingun.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ata kërkojnë shkarkimin e prokurores, të cilën e akuzojnë si të korruptuar, për shkak se ka mbajtur një qëndrim arbitrar sa i takon pronës së tyre në qendër të Lushnjes, e cila përmes manovrave joligjore i është dhënë personavetë tjerë, të cilët kanë ngritur aty një pallat disakatësh.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Procesi i vetingut për Selimin po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj. Merita Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për gati dy dekada si prokurore në Prokurorinë e Lushnjes. Asaj i janë gjetur disa parregullsi sa i takon deklarimit të pasurisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurorja Merita Selimi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 22 milionë lekëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 14 milionë lekë, likujditete bankare prej 6.9 milionë lekësh dhe kursime të akumuluara në cash me vlerë 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 30.2 milionë lekë, nga të cilat 65% kanë si burim pagën e subjektit, gati 27% pagat e familjarëve dhe 2.6% të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Merita Selimi (Qorri) rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vitin 2012, në shumën 1,718,866 lekë, pa përfshirë në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar për vitin. Në deklaratën e vitit 2012, subjekti deklaron një depozitë bankare në shumën 3,000,000 lekë me burim kursimet dhe kredi, por nuk përcakton qartë për cilën kredi bëhet fjalë dhe sa janë kursimet e mbartura nga periudha e mëparshme.

Gjithashtu, gjatë periudhës së deklarimit likuiditetet në bankë dhe cash deklarohen herë si gjendje dhe herë si shtesë apo pakësim krahasuar me periudhën e mëparshme, duke krijuar konfuzion në përllogaritjen e saktë të balancave.

Pretendimet e familjes Sefa

Ata akuzojnë prokuroren Halili se ka ndryshuar dokumentet e dosjes së tyre. Ata sfidojnë prokuroren se nëse ajo provon që ata kanë tjetërsuar dokumentet janë të gatshëm që të dënohen me varje, në të kundërt ajo do të duhet që të përballen me drejtësinë.

Sherefedin Shefa u shpreh se prokurorja Selimi nuk ka marrë në konsideratë dokumentet zyrtaret dhëna nga Arkiva e Shtetit, që provojnë se prona në qendër të Lushnjes, e cila është rrëmbyer, ka qenë e blerë nga babai i tij që nga viti 1958.

Related Articles

Back to top button