Riaktivizohet serish zjarri ne pyllin me pisha Peshtan, Flaket inafrohen fshatit Kraps. Burimet bejne me dije se flaket po perhapen me shpejtesi per shkak te terrenit “gryke” dhe ererave te forta qe favorizojne shtrirjen e tyre ne nje siperfaqe me te gjere.
Drejtori i zjarrfikeseve te bashkise Fier Zija Hyka pohon se situata eshte e veshtire nderkohe qe per neutralizimin e flakeve ne terren ndodhen tre mjete zjarrfikese .
Situata behet me e veshtire edhe per shkak te terrenit te veshtire, nderkohe qe vetem dy dite me pare shuarja e zjarrit u be e mundur vetem pas nderhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashte kontrollit duke u perhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.
Per shkak te perhapjes se shpejte te flakeve situata po behet alarmante duke kerkuar perforcime edhe nga Patosi e Rroskoveci , nderkohe qe ky zjarr i permasave te tille mund te kerkoje edhe nderhyrje nga ajri.