KRONIKË
Zjarri në Frakull dhe Kraps, flet kreu i Emergjencave Civile: Deri dje e kishim nën kontroll, sot situata problematike
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ndodhet sot në qarkun e Fierit, aty ku në disa fshatra situata me zjarrin është bërë problematike.
në një deklaratë të mediat ai ka pohuar se deri dje zjarri në Frakull dhe Kraps ka qenë në kontroll, por sot situata paraqitet më problematike.
ai tha se nuk ka dëme në njerëz, ndërsa shtoi se janë djegur vetëm dy godina të pabanuara.
“Është dita e katërt që zjarret kanë përfshirë zonën pyjore të Frakullës dhe Krapsit. Është një zjarr masiv që sot ka marrë përmasa, megjithëse gjatë ditës së djeshme e kishim në kontroll. deri tani nuk kemi pasur dëme në njerëz, janë dëmtuar dy godina të braktisura”, tha ai.