LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Fier – Roskovec. Pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Bardhë”, një i vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Shtëpia e Bardhë” ku një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur.
Mësohet se një motor ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri fillimisht kanë mbetur të dy të lënduar dhe janë transportuar në spital.
Pasagjeri, Elton Bardhi 40 vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi Bledar Balla 43 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftim i Policisë Fier:
Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.