Vijon lufta ndaj flakëve në Kreshpan dhe Peshtan të Fierit, rrezikohen banesat dhe bllokohet qarkullimi në aksin Cakran-Fier
Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit ne Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë nën flakë, ku për pasojë është bllokuar aksi rrugor Cakran-Fier.
Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka mare përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar.
Gazetari Ervis Kuçi raporton se 6 mjete zjarrfikëse në terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie.
Ndërkohë që në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar, pasi era po favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave te zjarrit.
“Masive pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit janë nën flakë. Përgjatë gjithë natës zjarret kanë qëndruar aktive. Për mbajtjen nën kontroll janë vënë në dispozicion Aktualisht ndodhem në Peshtan, ku janë djegura hapësira të madhe pyjore. Sakaq dy banesa ndodheshin në rrezik. Në aksin rrugor Fier-Cakran janë vendosur postblloqe për të ndaluar kalimin e qytetarëve, pasi rrezikohet zonë e rrezikshme dhe shpërthim të zjarreve. Për pasojë është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe personave të paautorizuar. Afërsia e zjarrit me banesat ka bërë që zjarrfikësit të qëndrojnë gjatë natës në gatishmëri totale.
Edhe ditën e djeshme ka pasur disa vatra zjarri. 6 zjarrfikëse janë në vendngjarje të cilët janë duke punuar për shuarjen e flakëve, por territori është pak i vështirë pasi ka kodra të shumta”, raportoi live gazetari Kuçi.