KOSOVAKRONIKË

E rëndë/ Gjendet në makinë pa shenja jete një 28-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një person 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një makinë në Prishtinë, në rrugën “Sokol Sopi”. Sipas mediave të Kosovës, thuhet se paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “”

Dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, njofton policia.


Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button