AKTUALITET

Studimi: Ekspozimi ndaj temperaturave të larta, ndikim dramatik tek shëndeti i njeriut


Shkencëtarët parashikojnë se ky muaj do të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në shkallë globale. Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së thanë sot se nxehtësia e korrikut tejkalon çdo rekord dhe se temperatura e Tokës ka kapërcyer përkohësisht një nivel kyç të ngrohjes: objektivin e përcaktuar në shkallë ndërkombëtare për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius. Ndërsa valët e të nxehtit po shkaktojnë pasoja në gjithë botën, shkencëtarët britanikë po bëjnë studime për ndikimin e temperaturave të larta dhe lagështisë tek trupi i njeriut. Sipas gjetjeve, ekspozimi ndaj temperaturave të larta, ka ndikim dramatik tek shëndeti i njeriut.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shkencëtarët britanikë po përshpejtojnë procesin për të treguar se si temperaturat e trupit të njeriut mund të arrijnë nivele të rrezikshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Temperatura në rezervuar është 51 gradë Celsius, e ngjajshme me temperaturat rekord, që u shënuan në Luginën e Vdekjes në Kaliforni gjatë muajit korrik.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Hulumtuesi Kris Uolf po regjistron se si rritet shpejtësia e metabolizmit në këtë nxehtësi të vazhdueshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pjesëmarrësit në eksperiment e bënë matjen e parametrave jetikë para dhe pasi qëndruan të shtrirë për një orë në rezervuar.

“Janë bërë studime të shumta për ndikimin e vapës gjatë ushtrimeve fizike, por shumë pak prej tyre janë përqëndruar në ndikimin e nxehtësisë në trupin e njeriut në gjendje pushimi. E dimë që në rastin e temperaturave të ulta, trupi i njeriut dridhet dhe kjo shkakton përshpejtim të metabolizmit. Por, çfarë ndodhë në anën e kundërt tjetër të spektrit? A ndodh i njeti reagim? Qëllimi ynë është të gjejmë përgjigjen,” tha zoti Uolf.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shkencëtarët vendosin sensorë në duart, këmbët dhe gjoksin e pjesëmarrësve për të regjistruar temperaturën në sipërfaqen e lëkurës, ndërkohë që një tjetër futet brenda trupit për ta regjistruar temperaturën e brendshme.

Sipas zotit Helsi njerëzit do të reagojnë ndryshe varësisht nga mosha, gjendja fizike dhe problemet e mundshme shëndetësore që mund të kenë.

Foshnjet dhe të moshuarit reagojnë më shpejtë ndaj nxehtësisë se të tjerët.

Njerëzit në vende të ndryshme të botës po ashtu kanë reagime të ndryshme ngaqë trupat e tyre u janë përshtatur temperaturave të mjedisit ku jetojnë, sipas studiuesit Helsit.

Megjithatë, kur trupi i njeriut i nënshtrohet temperaturave të larta përgjatë periudhave të gjata kohore, fillojnë të shfaqen shenja të qarta se organizmi ka filluar të ndjejë pasojat e stresit të shkaktuar nga nxehtësia.

Sipas zotit Helsi, ekspozimi ndaj temperaturave të larta për një periudhe të gjatë kohore, qoftë gjatë ditës, ose edhe gjatë natës, përbën rrezik.

“Shpejtësia e të rrahurave të zemrës ngrihet dhe vërehen ndryshime delikate në mënyrën se si zemra rreh gjatë secilit cikël. Edhe frymëmarrja shpeshtohet. Shtohet qarkullimi i gjakut në pjesët periferike të organizmit, dhe në sipërfaqe drejt lëkurës. Prandaj disa njerëz skuqen kur bën vapë. Tempertura e gjakut në sipërfaqen e lëkurës bie, si rezultat i komntaktit me temeraturat e larta të mjedisit dhe kjo ndikon në ftohjen e organizmit. Pra, janë një sërë ndryshimesh fiziologjike që ndodhin në organizëm si reagim ndaj temperaturës së lartë,” sqaron zoti Helsi.

Njerëzit që jetojnë në pjesë të botës ku nxehtësia shoqërohet me lagështi, janë më të rrezikuar. Kur në një ambient të tillë temperatura shkon mbi 30 gradë Celsius, njerëzit këshillohet të pushojnë nëse punojnë jashtë.

Zoti Helsi shpjegon se sa më nxehtë që bëhet aq më i madh do të jetë ndikimi i lagështisë në ajër.

“Lagështia mund të jetë problem i madh për trupin, sidomos kur kombinohen temperaturat e larta me lagështi të lartë në ajër. Mënyra kryesore se si trupi ynë humbet nxehtësinë, apo si mbrohet nga vapa, është përmes djersitjes. Qeniet njerëzore janë qenie që djersisin shumë. Por, nëse lagështia në ajër është e lartë, ndikimi i djersitjes për ftohjen e trupit ulet,” thotë ai.

Ndikimi i lagështisë kur arrinë nivelin 25% brenda rezervuarit është i qartë. Kur trupi arrin temperaturën 40 gradë ose më lart, organizmi fillon të pushojë së funksionuari.

“Nëse temperatura shkon në mbi 40 gradë, atëherë jemi në rrezik. Disa njerëz mund ta përballojnë e disa jo. Por, këtu fillojnë të shfaqen problemet. Organet mund të fillojnë të dështojnë, apo të mos funksionojnë normalisht. Aryseja pse kjo ndodh, ka të bëjë me të ashtuquajturin, shpërbërje të proteinave.”

Reagimet e trupit të ekspozuar ndaj nxehtësisë në kushte laboratori u bënë duke krahasuar gjendjen jashtë dhe brenda rezervuarit gjatë ushtrimeve fizike.

Por, vlerësimi i vërtetë i ndikimit të valës së nxehtësisë të këtyre ditëve në shëndetin e njeriut, do të marrë më shumë kohë.

Viti 2023 ka mundësi të hyjë në histori si viti më i nxehtë, që kur ka filluar regjistrimi i temperaturave në mes të shekullit 19.

Shkencëtarët mendojnë se temperaturat e larta janë pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu përmes djegies së karburanteve me bazë fosili dhe feniomenit atmosferik El Ninjo, që krijohet në Oqeanin Paqësor dhe ndikon në motin përreth botës. VOA

Related Articles

Back to top button