FUTBOLLSPORT

UEFA përjashton Juventusin nga Europa, gjoba “marramendëse” për bardhezinjtë


UEFA ka vendosur të përjashtojë Juventusin për një sezon nga kupat e Europës për shkak të fitimeve kapitale, ndaj bardhezinjtë nuk do të jenë në start të Ligës së Konferencës 2023-2024. Është shqiptuar edhe gjobë prej 20 milionë eurosh. Në vend të saj ringjallet Fiorentina, finaliste e edicionit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

UEFA kishte hapur hetim prej 7 muajsh, duke shqyrtuar edhe ajo dokumentacionin për klubin italian i cili po gjykohej në Itali për shkeljet me bilancet financiare, si për praktikën e plusvalencave, ashtu edhe për atë të mosdeklarimit të pagave që janë dhënë në të zezë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Komisioni disiplinor i UEFA-s, ka vendosur që Juventusi nuk duhet të luajë një sezon në Europs, si dhe të paguajë një gjobë që do të shlyhet pjesërisht tani dhe pjesërisht më vonë. Në vend të bardhezinjve, në këtë kompeticion do të marrë pjesë Fiorentina, e cila ishte renditur një vend më poshtë në Serinë A.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për Juventusin, lajmi në fakt nuk ka ardhur surprizë dhe shumëkush e cilëson një “nder” nga ana e UEFA-s, pasi ky ndëshkim e shpëton nga pjesëmarrja në turneun me më pak rëndësi në Europë. Njëkohësisht, në rast se dënimi do të shtyhej pasi Juventusi të merrte pjesë në këtë edicion në Ligën e Konferencës, klubi bardhezi rrezikonte të penalizohej në edicionin pasardhës, atë që shpreson ta nisë në Ligën e Kampioneve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button