KRONIKË

Arrestohen babë e bir, dhunuan përmbaruesit që u shkuan në biznes për ekzekutimin e vendimit të gjykatës


Babë e bir u arrestuan në Librazhd pasi goditën me grushte dy përmbarues që u shkuan në biznesin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dy përmbaruesit shkuan në hotelin e 50-vjeçarit për ekzekutimin e një vendimi të gjykatës së Elbasanit kur u ndeshën me dhunën e babë e bir.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i policise:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Goditën me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët iu kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, arrestohen menjëherë babë e bir.

Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Related Articles

Back to top button