LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri jashtë lokalit i riu në Fier, në gjendje të rëndë, identifikohet autori (EMRAT)
Ledion (Enea) Nebiu është shpallur në kërkim këtë të dielë pasi plagosi me armë zjarri Orges Buzin në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 6:00 të mëngjesit në zonën e quajtur “Vija e Ngjalës” në qytetin e Fierit ku Ledion Nebiu, banues në Patos ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) 35-vjeçarin Orges Buzi, banues në Fier në ambjentet e jashtme të një lokali.
Mësohet se sherri ndodhi për shkak të një konflikti të çastit. Nebiu është identifikuar menjëherë nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim, ndëkohë Buzi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri 1 shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi O. B., 33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. (E). N., 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Eshtë rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.