LIFESTYLE & SHOWBIZ

Shqiptarët bëhen bashkë, sigurohet më shumë se dyfishi i parave për operacionin e Genc Fugës


Në më pak se 12 orë nga hapja e llogarisë në Go Fund Me, është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit, pedagogut dhe njeriut të artit shqiptar Genci Fuga.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, ajo që kërkoi ndihmën e miqve, për shkak se Genci kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte të domosdoshëm një operacion që kushtonte 19 mijë euro. Menjëherë miq, të njohur dhe artdashës, përmes dhurimeve online kanë mundur që të sigurojnë shumën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i aktores pas mbështetjes së jashtëzakonshme që i është dhënë familjes, jo vetëm financiarisht, por edhe përmes mijëra komenteve që luten për shëndetin e Gencit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 42 mijë e 500 euro, ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në një intervistë së fundi, Genc Fuga kishte folur pa dorashka, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen artistët në Shqipëri, ku sipas tij jo në pak raste ai kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij.


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button