KRONIKË

Shkëmbyen çantat me kokainë, pranga 3 shqiptarëve në Itali, iu kapet sasi e madhe droge

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Modena pasi u kapën me një sasi prej 19 kilogramë kokaine, 16 prej të cilave u gjetën në një makinë dhe 3 kg të tjera në shtëpi.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për dy vëllezër dhe një person tjetër, të cilët ishin në një makinë, ndërsa pranë një banese që prej kohësh ishte nën vëzhgim u shkëmbyen çanta me droge.

Reklama në FieriWeb - “”

Drejtuesi i makinës ishte një 32-vjeçar shqiptar, i cili e  kishte fshehur lëndën narkotike në mbështetësen e krahut në automjet. Tre kilogramët e kokainës ishin të ndara në pako me një kilogramë secila.

Ndërkohë kontrollet vazhduan edhe në banesën ku ndodheshin dy vëllezërit shqiptare, ku policia gjeti 16 kg kokainë si dhe një shumë prej 29 mijë eurosh, që dyshohet se ka ardhur nga veprimtaria kriminale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button