KRONIKË

LUSHNJË/ Dogji 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, vihet në pranga 19-vjeçari.


Toshkëz, Lushnjë/Angazhim maksimal i Policisë, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndezi zjarr për djegien e barërave të egra, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, vihet në pranga 19-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shpallet në kërkim një nga pronarët e sipërfaqes së tokës së djegur, i cili kishte punësuar 19-vjeçarin, për të djegur barërat e egra.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme për një rast zjarrvënieje në fshatin Toshkëz, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. S., 19 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. D., 32 vjeç, pasi 19-vjeçari, i punësuar nga shtetasi E. D., për djegien e barërave të egra, në tokën në pronësi të tij, iu ka vënë zjarri këtyre barërave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, në pronësi të disa shtetasve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasit E. D.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Related Articles

Back to top button