KRONIKË

RENEA futet në banesën e 62-vjeçarit, autori dyshohet se fshihet në papafingo, ç’thonë fqinjët


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në fshatin Qesarake të Malqit, ku një 62-vjeçar, Ramiz Muçollari, ka plagosur me thikë në këmbë gruan e tij, dhe me mjete të forta ka qëlluar në kokë të birin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas marrjes së njoftimin policia ka mbërritur në banesën e autorit për ta arrestuar, por ky i fundit është mbyllur brenda, ndërsa duke mos iu përgjigjur thirrjeve të policisë, ka hapur zjarr ndaj këtyre të fundit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në ndihmë të policisë lokale ka mbërritur edhe RENEA, ku pas rreth një ore kanë mundur që të futen brenda banesës. Edhe pse janë futur në banesë, polica ende nuk ka mundur ta arrestojë 62-vjeçarin e armatosur, i cili dyshohet se fshihet në papafingon e banesës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sakaq, operacioni është ende në zhvillim.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga ana tjetër fqinjët deklarojnë se ai ka qenë një person i qetë vitet fundit, edhe pse më parë ka shfaqur probleme të shëndetit mendor, detaj ky i konfirmuar edhe nga familjarët e autorit.

“Para 5-6 vitesh ka pasur probleme, por vitet e fundit ka qenë i qetë. Gruan dhe djalin i ka plagosur mbrëmë, ndërsa gjatë natës ka nisur të gjuajë me armë. Si njeri sillej shumë mirë. Nuk trazonte”, u shpreh një prej fqinjëve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button