KRONIKË
FIER/ Nëna shkon e alarmuar në Polici, vajza e saj 18 vjeçe i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Një 18-vjeçare në Fier është shpallur e humbur prej 5 ditësh.
Kallëzimin në Komisariatin e Policisë Fier e ka bërë mamaja e saj, 39-vjeçarja R. H. Sipas saj, e reja më datë 9 të këtij muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Sipas policisë po punohet për gjetjen e 18-vjeçares.
Njoftim i Policisë Fier:
Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.