KRONIKË
Gjendet pajetë trupi i një 73 vjeçari në malin e Çajupit
Është gjetur i pajetë trupi i një 73 vjeçari në malin e Çajupit.
Shtetasi K.M., banues në Delvinë dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak që i ka marrë jetën.
Sipas njoftimit paraprak të policisë bëhet me dije se 73 vjeçari ishte bari dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
-Mëngjesin e sotëm, në malin e Çajupit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K. M., 73 vjeç (barí), banues në Delvinë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 73-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
p