Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në Qeparo, afër Pilurit.
Zjarri ka rënë në një mal të pyllëzuar, ndërsa pamjet duken vërtetë të frikshme.
Për të bërë të mundur shuarjen e këtyre flakëve është ndërhyrë edhe me helikopter nga ajri, ndërsa situata duket të jetë ende kritike.
Zona duket të jetë në një reliev të vështirë, për të bërë të mundur ndërhyrjen edhe nga toka.