Banda filmon trafikantin teksa e hedhin të lidhur ne det, për vjedhjen e dërgesës së kokainës (fotot)
Krye-trafikanti Reinaldo Fuentes e gjeti veten te lidhur pas një spirancë dhe të hedhur në oqean pasi kishte tentuar të vidhte rreth 8 milionë dollarë kokainë nga një kartel droge që ia ktheu dënimin mënyrën më të rëndë.
Trafikanti venezuelan kishte tentuar të vidhte rreth 200 kg kokainë por u zbulua nga të zotët e drogave të cilët e torturuan dhe më pas e hodhën në det.
68-vjeçari ishte lënë të mbytej pasi u hodh nga barka në detin e Karaibeve pranë ishullit të Martinique.
Trafikantët kishin regjistruar e publikuar pamjet e rënda duke tentuar të japin një shembull terrori për bashkëpunëtorët e tjerë.
Asnjë nga pengmarrësit nuk është identifikuar ende nga autoritetet, por në pamje shihet Fuentes që i terrorizuar shihet ta hedhin në ujë, pa mundësi për të shpëtuar veten.
Viktima raprothet se ishte ndërmjetës për kartelin ‘Clan del Cartel’ që kishte tentuar vjedhjen e kokainës nga banda duke u maskuar si anëtarë të rojës bregdetare.
Vdekja e Fuentes erdhi pasi kishte tentuar të rikuperonte kokainës e lëshuar më herët në det nga pronarët e mallit, shkruajnë mediat vendase.
Në pamje shihet që asnjë tentativë nuk u bë për të shpëtuar 68-vjeçarin teksa pamjet e vrazhda po bëjnë xhiron e rrjetit.